Specifikat e ndërtimit
Specifikimet e ndërtimit të Dyrrakium Resort garantojnë efikasitet energjetik, komoditet dhe estetikë moderne. Me izolim termik dhe akustik cilësor, si dhe elemente të dizajnuara me kujdes, kompleksi ofron një mjedis të rehatshëm dhe funksional për banorët.
Izolim Termik
Izolimi termik është thelbësor për të siguruar një temperaturë të qëndrueshme brenda apartamenteve, duke reduktuar nevojën për ngrohje dhe ftohje dhe duke siguruar efikasitetin energjetik. Ky sistem kontribuon në mbrojtjen e mjedisit dhe rrit komoditetin e përditshëm të banorëve.
Izolim Akustik
Izolimi akustik është kyç për krijimin e një ambienti të qetë dhe të rehatshëm. Ai mbron nga zhurmat e jashtme dhe garanton një hapësirë të përshtatshme për punë, relaks dhe gjumë të qetë, duke ofruar mundësinë për të shijuar qetësinë dhe privatësinë tuaj.
Dritaret
Dritaret e mëdha janë një element i rëndësishëm për të sjellë dritë natyrale dhe ajër të freskët në çdo hapësirë të brendshme. Ato i japin apartamenteve një pamje moderne dhe të hapur, duke krijuar një lidhje të fortë me natyrën përreth.
Dyert
Dyert të projektuar me kujdes ofrojnë një mundësi për të siguruar privatësi dhe siguri, ndërkohë që janë pjesë e estetikes bashkëkohore të kompleksit. Ato plotësojnë dizajnin modern të Dyrrakium Resort dhe ofrojnë mbyllje të sigurtë dhe efikase.

